Sot u bë me dije lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta të futbollistit të të rinjve të Skënderbeut, Dorian Tahirllarit. 18-vjeçari nga fshati Dvoran i Korçës bente pjese ne skuadren e të rinjve të ekipit te Skënderbeut dhe ishte një djalë i talentuar me një ëndërr të madhe për tu bërë një futbollist i famshem.
Fatkeqësisht ëndrrat e tij u ndërprenë pasi para thuajse dy vitesh Doriani u diagnostikua me tu mor malinj në stomak, shtyllën kurrizore dhe në veshka.
Futbollisti i talentuar i të rinjve të Skënderbeut iu nënshtrua të paktën 5 operacioneve për heqjen e masës tumoriale dhe familja e tij bëri shpesh apel në media për të siguruar të ardhurat e nevojshme për kryerjen e ndërhyrjeve.
18-vjeçari shpresonte të rikthehej atje tek ëndrra e tij, tek fusha e blertë por fatkeqësisht nuk ka mundur të mposhtë sëmundjen e rëndë e cila i mori jetën në moshën më të bukur.