Kerkesa per divorce ka filluar dhe te behet edhe me i degjuar sidomos nga ana e femrave kohet e fundit. Një grua ka kërkuar divorcin por arsyeja e saj eshte me e çuditshmja që keni dëgjuar ndonjehere. Ngjarja ka ndodhur në Emiratet e Bashkuara Arabe ku një grua ka vendosur të ndahet nga burri i saj sepse ai e do shumë.
Gruaja ka treguar se bashkëshorti e mban me gjithë të mirat, gatuan për të, madje lan shtëpinë dhe e do pa masë. Por gruaja nga ana e saj shprehet se nuk e përballon dot gjithë këtë dashuri per te eshte e tepert.
Ai kurrë nuk më ka bërtitur ose të më mërzisë. Madje më ka ndihmuar të laj edhe shtëpinë. Ndonjëherë edhe ka gatuar për mua. Ai është shumë romantik dhe më mbush me dhurata. Por unë nuk dua një bashkëshort kaq të bindshëm me të cilin nuk bëj dot një debat. Nuk zihemi për asgjë, tha gruaja ne deklaraten e saj per divorc.
Ndërsa bashkëshorti i saj u shpreh se nuk ka bërë asgjë të gabuar. Ai i kërkoi gjykatës që gruaja ta tërheqë çështjen. Gjykata vendosi ne fund t’i japë çiftit një shans për t’u ribashkuar