Qeveria greke ka shtyrë deri ne daten 15 qershor mbylljen e kufinjve me Shqipërine.
Njoftimi i është dërguar të gjitha pikave kufitare qe lidhen me Shqiperine. Deri në datë 15 qershor do të lejohen të kalojnë kufirin drejt Shqipërisë vetëm shtetasit shqiptarë që ndodhen në Greqi për arsye turistike (90 ditorshe) dhe drejt Greqisë vetëm shtetasit grekë ose ata shqiptarë që kanë lejeqëndrimi në Greqi.
Po ashtu, drejt Greqisë do të lejohen të udhëtojnë vetëm punonjësit sezonalë, të cilët janë pajisur prej punëdhënësve të tyre me kontratë pune, e konvertuar kjo në lejeqëndrim. Kjo kategori do të udhëtojë vetëm në rastet në të cilat është aprovuar leja e posaçme e qëndrimit.