Home News E FUNDIT/ Merr fund karantina, nga sot rinisin udhëtimet drejt Italisë

E FUNDIT/ Merr fund karantina, nga sot rinisin udhëtimet drejt Italisë

562
0

Linja e trageteve Durrës-Bari është tashmë e hapur dhe nesër pritet që të nisë udhëtimet. Nëpërmjet një njoftimi, Ministria e Infrastukturës bën me dije se të gjithë ata qytetarë me shtetësi italiane ose shqiptarë që janë rezidentë në Itali, do të mund të udhëtojnë drejt vendit fqinj pa asnje problem duke respektuar kushtet qe tasme jane te njohura nga te gjithe.

Duke filluar nga sot të gjithë pasagjerët me nënshtetësi italiane ose me leje qëndrimi në Itali mund të udhëtojnë vetëm nga Durrësi në Bari,- përfundon njoftimi. Udhëtimet kryhen vetëm nëpërmjet linjës Durrës-Bari, e cila do të shërbejë gjithashtu dhe për riatdhesimet.