Me sa duket televizionet kanë nisur që tani ndryshimet për sezonin e ri që do te nis në shtator. Top Channel ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave pasi u perfol se spektakli i humorit Portokalli nuk do të jetë më pjesë e ketij televizioni.
Ndërkohë ndryshime rrënjësore mund të ndodhin edhe në bordin drejtues. Burime te brendshme bëjnë të ditur se nga shtatori mendohet se Ben Blushi nuk do jetë më në krye të Top Channel dhe vendin e tij do ta zere Ledion Liço.
Ledioni prej kohësh është shkëputur nga ekrani. Ai po punon për hapjen e një televizioni të ri, i quajtur Melody TV dhe është gjithashtu producenti ekzekutiv i Digitalb. Nuk dihet nëse rikthimi i Ledionit në Top Channel do sjell edhe rikthimin e tij në ekran, por na mbetet ta zbulojme ne vjeshte.