Home News Dy humbje jetesh brenda pak orësh në Infektiv, ç’po ndodh në Shqipëri?...

Dy humbje jetesh brenda pak orësh në Infektiv, ç’po ndodh në Shqipëri? Ekspertët e njohur bëjnë thirrjen e fortë

946
0

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP dr. Silva Bino kërkoi rritje të ndërgjegjësimit sidomos tek te rinjte. Rritja e menjehershme e numrit të rasteve sidomos në Tiranë tregon se duhet te jemi shume te kujdesshëm. Është koha që të rinjtë të jenë të përgjegjshëm, që e gjithë popullata të jetë e përgjegjshme, të ruajmë distancën dhe rregullat e higjienës, tha Bino.

Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, prof. Najada Çomo deklaroi se situate është e qëndrueshme, por ka raste të rënda në spital dhe kërkoi qe qytetaret te bashkepunojne.

Duhet të jemi realistë që ka persona të shtruar në spitalin infektiv që janë në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe duke patur parasysh që kemi patur dy jete te humbura brenda pak ditësh tregon për vazhdimin e gravitetit të sëmundjes, pa çka se shifra është nën 20. Por kjo shifër mund të zvogëlohet ose të shtohet në ditët në vijim. Masat e marra dhe pjesa e ruajtjes së distancimit janë elementet me të rëndësishëm për të ruajtur shifrat e ulëta të pacientëve të shtruar në shërbimin infektiv, tha Çomo.