Gjermania arriti ta zvogeloje përhapjen e koronavirusit saqë jeta po fillon t’i kthehet normalitetit. Kancelarja Angela Merkel u shpreh se pasi u arrit qëllimi që ishte vendosur për ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit, dyqanet mund të rihapen, ndërsa masat e izolimit do të fillojnë të lehtësohen.
Merkel ka dhënë dritë jeshile për futbollin dhe ky eshte nje lajme i mire per te gjithe sportdashesit. Bundesliga pritet të nisë së shpejti, ndërsa shkollat do të hapen gradualisht edhe gjatë verës.
Mediat shkruajnë se do të operojnë “me frenat e emergjencës” nëse do të ketë rritje të infektimeve.
Tashmë do të lejohet që dy familje të takohen dhe qëndrojnë së bashku. Edhe të moshuarit në shtëpi azili do të mund të vizitohen nga një i afert.