Home News Do te prodhojme deri ne 3 milion doza ne jave/ Kompania e...

Do te prodhojme deri ne 3 milion doza ne jave/ Kompania e cigareve pretendon se ka gjetur vaksinen, kerkon mbeshtetje nga qeveria Britanike

534
0

Prodhuesi i cigareve Benson and Hedges dhe Lucky Strike pretendon se ka gjetur vaksinen kunder covid-19. Kompania pretendon se mund te prodhoje deri ne 3 milion doza ne jave duke filluar nga qershori, kjo nese merr mbeshtetje nga qeveria e Britanise se Bashkuar. Vaksina aktualisht po testohet tek kafshet dhe kompania ben thirrje per pershpejtim te procedurave, ndryshe i gjithe procesi mund te zgjase nje vit dhe nderhyrja ne qershor mund te jete e pamundur.

Kompania me qender ne Londer tha se do tja ofroje qeverise pa asnje fitim.
Studiuesit kane arritur te klonojne nje pjese gjenetike te koronavirusit dhe kane zhvilluar nje antigjen te mundshem, qe mund te ndikoje ne trup per te luftuar covid-19. Kjo do te thote qe trupi do te dije si ta trajtoje virusin nese preket ne te ardhmen, pra mund te shpetoje prej tij para se te shfaqe simptoma.