Presidenti i Shqiperise Ilir Meta paralajmëroi se nëse do nxjerrë një dekret urgjent për shpërndarjen e parlamentit, do nxjerr dekret edhe për shpërndarjen e qeverisë. Me një ton të lartë dhe të ashpër, në studion e Syri tv, Presidenti Meta tha se dekretin në atë rast do ta zbatojë populli shqiptar.
Unë duhet të mendoj edhe për situata të tjera se po po behen te paparashikueshme por duhet të mendoni ju, shoqëria civile dhe qytetarët, të gjithë duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë e të shpëtojmë demokracinë. Nuk nxjerr më dekretet si 13 tetori, nëse e nxjerr do nxjerr për shpërndarjen e qeverisë dhe do emëroj qeverinë e s’do i çoj me këta policët e Lleshit por do i coj me popullin shqiptar, mbaje mend ti, por nëse populli shqiptar mendon se kjo është situatë e mirë, unë s’jam aventurier.
Unë këta policë do i coj në burg nesër mbaje mend, se i kam identifikuar.Unë dekretet do i zbatoj me popullin herë tjetër, nëse populli s’është i gatshëm, të vish edhe ti me mua, të cojmë kryeministrin qe rri në zyrë atje. Nëse populli përkrah një gangster kjo është një cështje tjetër, le të vazhdojë populli, tha presidenti Meta.