Home Menyre Jetese Do bleja shtëpi ai ishte ndërtuesi i pallatit dhe…., Alketa rrefen...

Do bleja shtëpi ai ishte ndërtuesi i pallatit dhe…., Alketa rrefen historinë si u njoh me burrin e saj : U çmenda pas syve të tij…..

669
0

Ajo eshte nje nga moderatoret me te mira Shqiptare dhe publiku gjithmone do te dije rreth jetes se saj private por si gjithmon Alketa flet shume pak. Besojme se kjo eshte me e mira per nje familje qe te qedroje sa me larg mediave dhe portaleve.
Por Alketa eshte e rezervuar, dhe zgjedh të flasë shumë pak për familjarët e saj. Megjithatë, në një intervistë për një gazetë italiane, moderatorja ka vendosur të rrëfejë disa detaje, që nuk i njihnim më parë.
Vejsiu ka treguar se bashkëshortin e ka njohur kur donte të blinte një shtëpi për prindërit. Ai ishte një ndërtues pallati, dhe pas disa takimesh, kishin rënë në dashuri.

Por ja se si nisi historia e saj e dashurise kur rastesisht kishte shkuar per te blere nje hyrje per prinderit e saj dhe ajo njohu bashkeshortin e saj i cili ishte ndertuesi i pallatit.
E kam njohur kur kisha vendosur të bleja një shtëpi për prindërit. Isha 20 vjeçe në atë periudhë dhe bëja dy punë. Ai ishte ndërtuesi i pallatit, që kisha zgjedhur për prindërit. Lashë një takim. Mbaj mend që ai hoqi syzet dhe unë pashë ato sytë e kaltër që të bënin të çmendeshe. Për nëntë muaj deri në pagesën e parë, nuk ndodhi asgjë, por më pas ndodhi historia jonë e mrekullueshme e dashurisë. Historia e jetës sime,”– është shprehur Alketa Vejsiu.
Lidhur me fëmijët, moderatorja ka treguar se është mjaft e lidhur me ta, sidomos me djalin Lionel, i cili është një kopje e saj.
“Jam një mami pop, ndonjëherë bëhem vajza e tretë e shtëpisë. Nicole është 13 vjeçe dhe i pëlqen të jetë mikesha ime më e mirë. Jam e çmendur pas tim biri, Lionel që më ngjan shumë, është i ëmbël, spontan dhe plot energji,”- ka treguar moderatorja për raportin e saj me fëmijët.