Home Menyre Jetese Djalë i rritur siç duhet: Vajzës i vijnë periodat në autobus, ai…

Djalë i rritur siç duhet: Vajzës i vijnë periodat në autobus, ai…

518
0

Prindërit në mbarë botën po vlerësojnë një djalë, i cili ndihmoi një vajzë, të cilës i kishin ardhur periodat në autobusin e shkollës. Një grua tha se kishte takuar mamanë e djalit dhe e kishte falenderuar për atë që kishte bërë për vajzen e saj E ke rritur djalin ashtu siç duhet, i kishte thënë ajo.

Gjithçka nisi në autobusin e shkollës, kur të bijës i kishin ardhur periodat pa e vënë re. Në këtë situatë të sikletshme, një djalë pak më i madh në moshë iu afrua dhe e tërhoqi mënjanë duke i thënë në vesh se kishte një shenjë në pantallona. Ai i ofroi bluzën e tij që ta lidhte në brez, në mënyrë që të shkonte në shtëpi.

Ajo iu përgjigj se po i vinte shumë turp për situatën e krijuar, por ai insistoi: Kam motra edhe unë, mos u shqetëso. Gjithçka do te shkoje mire. Mamaja e vajzës tha: Këto ditë po dëgjojmë kaq shumë gjëra të këqija për të rinjtë, ndaj doja të ndaja me ju diçka pozitive.