Home News Ditëlindja e Bes Kallakut u del nga hundët të gjithëve, ja çfarë...

Ditëlindja e Bes Kallakut u del nga hundët të gjithëve, ja çfarë ka ndodhur dy ditë më pas me të ftuarit

321
0

Dy dite me pare Bes Kallaku festoi ditelindjen ne mbremje, ku bashke me familjaret ishin edhe disa miq mes tyre. Por të gjithë personat që ishin pjesë e ditëlindjes janë gjobitur nga po licia e shtetit.

35 vjetori i aktorit bëri bashkë emra shumë të njohur të politikës, muzikës dhe artit. Mes tyre ishte dhe Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi të cilët janë miq shumë të mirë të Kallakut dhe nuk munguan dhe në përvjetorin e tij që këtë vit rezultoi me pasoja per te gjithe.

Pjesë e këtij festimi ishin këngëtarët Klajdi Haruni dhe Bruno, pjesë e grupit Three Dots, të cilët në kohë virusi ndezën atmosferën me këngët e tyre. Olsi Bylyku dhe e dashura e tij, gjithashtu moderatorja Arbana Osmani dhe partneri i saj regjisori Eduart Grishaj, kryebashkiaku i Kolonjës njëkohësisht aktori Erion Isai dhe bashkëshortja e tij Ajlin Petrela. Të gjithë këta morën gjobën prej 3 mijë lekësh te reja.

Xhensila Myrtezaj së bashku me prindërit dhe të afërmit e çiftit gjithashu ishin pjesmarrës. Gjithashtu është gjobitur me 1.000.000 lekë te reja administratori i lokalit si dhe janë pezulluar nga puna edhe 6 po licë.

Të pranishmit festuan sikur s’ka ndodhur asgjë pa asnjë lloj distance me njëri-tjetrin, duke shkelur çdolloj rregulli. Kjo do të jetë gjoba e tretë për Kryemadhin, e cila ka kundërshtuar vendosjen e maskës mbrojtëse edhe pse kohet e fundit është shfaqur me të në publik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here