Për momentin është e pamundur për qytetarët e BE-së të lëvizin lirshëm.
Më të penalizuarit për të lëvizur jashtë vendit për qëllime turistike te cilet ndodhen në zonën e kuqe jane italianët, spanjollët dhe francezët, shtete të cilat kanë edhe numrin më të madh të të infektuarve.
Italia pret pushuesit që nga 3 Qershori pa ju kërkuar qëndrimi i detyruar 14 ditor në karantinë, por duke u mjaftuar vetëm me teste të shpejta që japin përgjigjen në 20 minuta si dhe matjen e temperaturës së turistëve të huaj. Fqinjët si Austria apo Zvicra po hezitojnë të hapin kufijtë me Italinë për qëllime turistike.
Greqia e ka përshirë edhe Italinë në një listë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke mos lejuar fluturime ajrore nga këto shtete të paktën deri më 31 Maj.