Home Menyre Jetese “Dimri po vjen, situata është shumë serioze”, ministri lëshon paralajmërimin e...

“Dimri po vjen, situata është shumë serioze”, ministri lëshon paralajmërimin e fortë

262
0

Gjermania aktivizoi të enjten, më 23 qershor fazën e dytë të planit të saj të emergjencës për furnizimet me gaz natyror, duke thënë se vendi përballet me një “krizë” dhe duke paralajmëruar se objektivat e magazinimit të rezervave për sezonin dimëror janë në r.rezik për shkak të pakësimit të furnizimit nga Rusia.

Qeveria gjermane tha se vendimi për të ngritur nivelin në “alarm” pason uljen e dërgesave ruse të gazit të bëra që nga 14 qershori dhe rritjen e vazhdueshme të çmimit të tregut për gazin. Faza e tretë dhe më e lartë është niveli i “emergjencës”, që do të lejonte shtetin të raciononte furnizimin me gaz.

Ministri gjerman i ekonomisë Robert Habeck tha të enjten në një deklaratë për mediat se “situata është serioze dhe dimri do të vijë”
“Reduktimi i furnizimit me gaz është një s.ulm ekonomik ndaj nesh nga (presidenti rus Vladimir) Putin”, tha ai. “Ne do të mbrohemi ndaj kësaj situate. Por vendi ynë do duhet të shkojë në një rrugë në ngjite tashme.”

“Edhe nëse nuk mund ta ndiejmë akoma: jemi në një krizë gazi,” shtoi Habeck. Qeveria tha se kishte informuar paraprakisht partnerët evropianë për masën./REL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here