Home News “Dilni nga shtëpia pas 10 ditësh se nuk inf.ektoni njeri”, eksperti shpjegon...

“Dilni nga shtëpia pas 10 ditësh se nuk inf.ektoni njeri”, eksperti shpjegon udhëzimin e ri që u dha për koronën

220
0

Epidemiologu Ilir Alimehmeti sqaroi udhëzimin e ri, i cili thekson se një person me Covid-19 nuk inf.ekton pas një periudhe të caktuar.


Egziston një guidë teknike e datës 16 tetor nga ECDC, e cila në fakt i thjeshton gjërat, kështu që nuk ka asnjë vështirësi për ta përfshirë në strategjitë e çdo shteti. Madje edhe në shtetet si Shqipëria.


I thjeshton gjerat për shembull duke mos kërkuar një tampon për negativizim në momentin që personi ka qenë komplet asiptomatik dhe thotë qe mbas 10 ditësh ky person mund të dalë nga izolimi.


I thjeshton duke thënë se rastet e lehta deri në të moderuara dhe kjo patjetër është edhe vendim i mjekut për të përcaktuar nëse është rast i lehtë apo i moderuar, por sërish thotë se pas 10 ditësh mund të dalësh pa tampon ose mund të bësh edhe dy . Të dyja janë në rregull. Tani kuptohet qarte se personi nuk është më inf.eksioz pas një periudhe të caktuar”, sqaroi mjeku.