E ftuar në emisionin Glamour Zone në Tv Ora, Ina Kollcaku ka treguar si ia arriti qe vetëm nga një studente me vështirësi financiare, të bëhet një biznesmene e suksesshme.
Ester Bylyku- Ti ke thene se ke patur shumë vështirësi financiare edhe ke patur vetëm 2 palë këpucë, ndersa sot ke kompani, biznese, si ja ke dalë?
Ina Kollcaku- Unë isha një studente që vinte nga Fieri në Tiranë. E kam filluar çdo gjë nga e para. Çdo gje e kam zgjidhur me shumë punë. Kam bërë tre punë njëkohësisht për shumë muaj me rradhë dhe jam kursimtare e madhe.
Nuk është e pamundur por është shumë e vështirë. Do shumë vullnet, nerva dhe do gjithë pjesën e rendeses që ti ke në jetën e përditshme, ta mbledhësh e ta përdorsh si potencial për mirë. Pastaj kur isha pak më e rritur fillova të bëj punë me përqindje.
Punët me përqindje të ndihmojne shumë sepse ti paguhesh për atë që punon. Aq më shumë të punosh, aq më shumë lekë fiton. E çdo gjë nisi hap pas hapi. Në biznes nipti kushton vetëm 1 mijë lekë të vjetra, mjafton të kesh një ide shumë të mirë, mund të marrësh një zyrë shumë modeste me qera, dhe idea është që të punosh për të dhe pastaj të vazhdosh të ngrihesh. Çdo gjë ndodh hap pas hapi, nuk ndodh çdo gjë brenda ditës.