Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e sotme në Has, ku një fëmijë 8-vjeçar humbi jetën në mënyrë tra.gjike. Fillimisht u raportua se vogëlushi humbi jetën pasi e zuri poshtë porta e futbollit, por sipas njoftimit zyrtar të Policisë thuhet se ai është rrëzuar teksa po liante me femijet.
Policia njofton se ai u nis menjëherë drejt spitalit të Hasit, por ndërroi jete gjatë rrugës. Referuar dëshmive nga vendngjarja, dyshohet se i mituri mund të jetë përplasur me gjoks me shtyllën e fushës së futbollit. Gjithashtu, ka dhe dëshmi që bëjnë me dije se vogëlushi ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Në trupin e të miturit nuk janë konstatuar shenja të goditjes, ndërkohë që do të jetë rezultati i autopsisë që do të përcaktojë shkaqet qe cuan ne humbjen e jetes se vogëlushit 8-vjeçar.