Home News Dështoi brenda javës, nga PD tek PS, Rama habit me argumentin për...

Dështoi brenda javës, nga PD tek PS, Rama habit me argumentin për Besart Kadinë: Pse i dhashë një mundësi

105
0

Kryeministri Edi Rama tregoi sot në emisionin Real Story se fakti që pranoi Besart Kadinë nga radhët e PD-së, si zv.ministër Financash ishte një mundësi e dhënë, pasi u kërkua nga vetë ai, një i ri me ide, siç tha.

Por, Rama shtoi se edhe dikujt para tij i kishte dhënë një mundësi dhe se shpresonte të mos shkonte ashtu edhe me Besartin.

Rama: Ka ardhur Besarti tek unë, jo unë tek Besarti. Vlerësimi për Besartin dhe dëshira e tij për t’u angazhuar ka bërë që t’i japim mundësi. Është një djalë shqiptar që ka ide, dhe nëse vlerësimet që ka bërë për mua dhe opinionet që ju dhatë janë të kundërta me të miat, por është një djalë që ka ide. Është në një pozicion që mund të bëjë punën dhe të verë në jetë ato që mendon. Nëse ia del, bukuri e madhe. Ne nuk i shohim njerëzit si tanët dhe të atyret. Unë kam bërë më përpara një gjë të tillë, e mora Taulant Muka më shtroi një platformë me kundërshti të forta nga ato që po bënim ne, bujrum i thashë bëhu ti zv.ministër, e realizoi. Bujrum i dhashë mundësinë, dështoi brenda një jave, u largua. Shpresoj të mos të jetë rasti me Besartin Unë kam shumë dëshirë ndryshe nga sa thuhet e propagandohet. Kma dëshirë të kem afër njeërëz sfidoues edhe me mendime të ndryshme, bujrum

Balla: Që të mos keqkuptohemi..unë e njoh Besartin, e di sa sakrifica ka bërë i ati që ai të shkollohet jashtë, por më shqetëson kjo shitje-blerja nga kampet kundërshtare…ju morët Besartin, ndërsa LSI thotë se do marrë ca të tjerë. Po mirë që i bëni po kërkoi ndjesë Kaç Islamit se iku tek partia tjetër…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here