Home Menyre Jetese Lajm i mirë për nuset: Ja se si do të mbahen dasmat...

Lajm i mirë për nuset: Ja se si do të mbahen dasmat këtë vit

758
0

Shumë çifte kishin ndarë ditën e dasmës këtë vit dhe po prisnin me padurim derisa koronavirusi mbërtheu vendin. Mirëpo tani që situata është qetësuar dhe masat janë liruar, një lajm i mirë vjen edhe për dasmat.

Nga data 23 qershor do të mundësohet edhe realizimi i ceremonive martesore sipas një protokolli të aprovuar nga organet përkatëse.

Dasmat do të mbahen me një numër të reduktuar dhe duke respektuar distancimin social.

Amarda Toska ka bere te ditur përmes një postimi në Instagram ku shkruan: “Lajm i mirë për nuset e Ami Event dhe jo vetëm, për të gjithë Dasmat 2020!


Mbas një takimi me Ministrin e Turizmit Blendi Klosi morëm një lajm të mrekullueshem per te gjithë ata që kane ne plan te martohen në 2020. Ne daten 23 Qershor me lirimin e masave do mundësohet dhe realizimi i ceremonive martesore sipas një protokolli të aprovuar nga organet përkatëse.

Me një numer te reduktuar, duke respektuar distancimin social, do te mundemi qe të mbajmë premtimin për te realizuar kujtimin tuaj me te bukur te jetes. Ju jemi shume mirenjohës për mirekuptimin në këto ditë të vështira të botes”.