Home Menyre Jetese Dashuria nuk njeh moshë! Zbulohet partnerja e Viktor Zhustit: Aktori në një...

Dashuria nuk njeh moshë! Zbulohet partnerja e Viktor Zhustit: Aktori në një romancë me violinisten 22 vite më të re(FOTO)

201
0

Kur dashuria nuk njeh moshë. E tillë është historia e aktorit të njohur shqiptar, Viktor Zhusti, i cili pak ditë më parë festoi ditëlindjen e tij të 80-të, ku prezantoi dhe të dashurën e zemrës. Aktorin e surprizoi e dashura e tij e zemrës, po ashtu një artiste e njohur në Greqi.

E dashura e tij, Margarita Plesti 22 vite vite më e re, kishte udhëtuar direkt nga Athina, ku vazhdon dhe karrierën si violiniste e Orkestrës Shtetërore të Athinës, raporton revista Story.

Historia e tyre që thuhet se mund të ketë nisur në Athinë diku rreth viteve 2010, me kthimin e Zhustit në Tiranë ka vazhduar po njësoj e bukur dhe e fortë edhe pse në distancë.

Si dy artistë të vërtetë, duket se Viktori ka gjetur lumturinë dhe qetësinë tek Margarita e tij.