Home News Daily Mail jep lajmin e madh, nuk kemi nevojë për vak.sinë, zbulohet...

Daily Mail jep lajmin e madh, nuk kemi nevojë për vak.sinë, zbulohet kura që bllokon 100% infeksionin nga COVID-19

667
0

Shkencëtarët e një kompanie bioteknike në Kaliforni kanë zbuluar keto dite nje antitrup që bllokon komplet koronavirusin dhe e kanë quajtur atë KURA. Sorrento Therapeutics, me bazë në San Diego në SHBA ka deklaruar për mediat se antitrupi STI-1499 bllokon 100% koronavirusin që të hyjë në qelizat e shëndetshme njerëzore.

Daily Mai’ shkruan se Ky është një nga disa antitrupat që Sorrento Therapeutics po zhvillon bashkë me shkollën e Mjekësisë “Mt.Sinai” në Nju Jork. Ilaçi i Sorrento, i quajtur STI-1499 permban një numër antitrupash ,qeliza imune që neutralizojnë patogjenin Covid-19.

Një koktej antitrupash mund të veprojë si një mburojë mbrojtëse për qelizat njerëzore, duke parandaluar hyrjen e virusit që shkakton COVID-19. Ai bllokon virusin nga porta kryesore e tij, një receptor në sipërfaqen e qelizave njerëzore, receptori ACE2. Në një deklaratë për shtyp, Kompania ka bërë me dije se mund se mund të krijojë 200 mijë doza antitrupash në muaj, periudhë kjo që mund ta bëjë ilaçin të mundshëm shumë më shpejt sesa dalja e një vaksinë.

Kompania e ka paraqitur KUREN për miratim urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA), por ende nuk ka marrë dritën e gjelbër. Sorrento ka deklaruar se është duke kontaktuar partnerë të mundshëm prodhues dhe duke kërkuar nga qeveria e SHBA-së për mbështetje financiare.