Lëkundje tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Korçës.
EMSC raportoi se një tërmet me magnitudë 3.0 u regjistrua në afërsi të zonës së Maliqit, rreth orës 20:10.
Ndërkohë, rreth orës 20:50 janë regjistruar lëkundje të lehta, me magnitudë 2.9 sipas shkallës Rihter, 4 km në juglindje të Korçës.
Sipas EMSC, edhe rreth orës 20:43 janë shënuar lëkundje të tjera, por nuk ka informacione të detajuara mbi magnitudën dhe epiqendrën e saktë, por raportohet se kjo lëkundje sizmike ka ndodhur në zonën e Korçës sërish.
