Home News C’po ndodh ne Gjermani? Shifra te frikshme ne 24 oret e fundit:...

C’po ndodh ne Gjermani? Shifra te frikshme ne 24 oret e fundit: Vjen paralajmerimi i Merkel

948
0

Gjermania ka raportuar 24 oret e fundit 933 raste të reja të infektuar me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet shëndetësore në Gjermani. Sipas Institutit Robert Koch, agjencia kombëtare për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, kjo është një rritje teper e madhe e infektimeve krahasuar me një ditë më parë ku ishin vetëm 357 raste të reja. Numri total i të infetkuarve në Gjermani ka shkuar në 170 508 raste.

Shkalla e riprodhimit të koronavirusit në Gjermani ka qenë mbi 1 për tre ditët e fundit radhazi, tha instituti. Një normë prej 1 do të thotë që mesatarisht, çdo person i infektuar po infekton një person tjetër.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar më parë se nëse numri – i njohur edhe si vlera R0 – rritet mbi 1, sistemi shëndetësor i vendit përfundimisht do të rëndohej. Instituti tha se është shumë herët për të treguar nëse virusi po rritet përsëri për shkak të paqartësive statistikore.

Rritja e (shkallës së riprodhimit) bën të domosdoshme që të vëzhgohen me kujdes zhvillimet në ditët në vijim,” shkroi instituti në të dhënat e tij të përditshme. Grupime të reja: Merkel paralajmëroi të hënën se ndërsa Gjermania po lehtëson kufizimet e bllokimit, mbetet “e rëndësishme për njerëzit që të mbajnë distancën sociale”, duke u bërë thirrje qytetarëve që ” t’u përmbahen urdhërimeve ”.