Home News Ç’po ndodh me virusin?! Po në vjeshtë do ketë nje vale tjeter...

Ç’po ndodh me virusin?! Po në vjeshtë do ketë nje vale tjeter alarmuese? Pipero e thotë troç

643
0

A do të ketë një valë të dytë, më të rre zikshme në vjeshtë të koronavirusit? Për mjekun Pëllumb Pipero nuk do të ketë një valë të dytë në vjeshtë ose ne dimër në Shqipëri.

Unë mendoj që nuk do ketë një rikthim të virusit në vjeshtë ose në dimër. Në rast se do ketë kthim, kurrë nuk do jetë me i egër dhe me i fortë, por më i butë për disa arsye. Kjo pasi virusi vazhdon ta humbasë virulencën në mënyrë graduale. Ky virus kishte shumë të panjohura në fillim, tani ai është një virus i njohur për mjekët dhe shkencëtarët, tha ai për Syri TV.