Një vaksinë e dytë e gjitha italiane kundër koronavirusit SarsCoV2 është gati. Pas njoftimit të kompanisë Takis, një kompani tjetër bioteknike, ReiThera, sot ka zhvilluar një vaksinë eksperimentale dhe drita jeshile për provat e para tek kafshët eshte gati dhe pritet në prill te dali ne treg. "Ne jemi duke punuar per një vaksinë të re eksperimentale të koronavirusit," tha Drejtoresha e Përgjithshëme e ReiThera Antonella Folgori. Kujtojmë që Antonella është një studiuese nga Fregene e cila ka trajtuar me sukses vaksinën e Ebola në të kaluarën. Kompania përdori një virus të kafshëve për vaksinën, një adenovirus shimpanzesh që eshte i padëmshëm dhe shndërrohet në një bartes që mbart brenda tij sekuencën gjenetike që korrespondon me proteinën e pikut, d.m.th. arma që përdor koronavirusi për të pushtuar qelizat të sistemit të frymëmarrjes njerëzore. EShtë një vaksinë parandaluese e cila, e injektuar në mënyrë intramuskulare, do të stimulojë prodhimin e antitrupave dhe aktivitetin e qelizave imune.