Siguria ushqimore supozohet të jetë çështja kryesore e kompanive apo supermarketeve që tregtojnë produkte konsumi për qytetarët shqiptarë.
Mirëpo, në praktikë ndodh ndryshe, pasi produkte të shumta ushqimore rezultojnë të shiten në supermarkete edhe pasi u ka kaluar data e skandencës, duke u shndërruar një rrezik shume te madh për shëndetin e çdo konsumatori.
Kësaj here bëhet fjalë për rrjetin e supermarketeve Conad Albania, i cili ndonëse disa kohë më parë u gjobit me 15 milion lekë për shitjen e produkteve të skaduara, vazhdon serish zakonin qe nuk e harron, duke treguar produkte ushqimore të skaduara, qe jane teper te demshme per shendetin e konsumatorit.
E megjithatë, gjoba qe mori kohe me pare nga AKU ishte e papërfillshme krahasuar me dëmin që produktet e skaduara mund të shkaktojnë tek konsumatorët, të cilëve mund t’iu rrezikohet edhe jeta. Por cili oligark fshihet pas CONAD, që tallet me sigurinë shëndetësore dhe besimin e konsumatorëve shqiptarë të cilët i falin të ardhurat që mund të kenë siguruar me mund për të mbijetuar?
Rrjeti i supermarketeve Conad Albania, është në pronësi të oligarkut Luan Leka, i cili po ashtu është edhe pronar i kompanisë së njohur të prodhimit të sallamrave EHW dhe fabrikës së ujit Qafë-Shtama. Rasti i fundit ka të bëjë me një pako makarona, të cilat edhe pse datën e skadencës e ka në rregull, rezultojnë të jenë të mykura, gjë e cila ka skandalizuar qytetarin që i ka blerë.
Duket se kjo taktike eshte e njohur nga rrjeti i supermarketeve Conad, ku datat e skandencës shpesh mbivendosen për të fshehur realitetin. Ka pasur shume raste të denoncuara nga vetë konsumatorët e skandalizuar për cilësinë.
Kjo gjë është praktikë e njohur ku supermarketet, për të mos çuar dëm produktet që iu ngelen pa shitur, i ndërrojnë datën e skandencës, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e