Home News Çmimet e biletave të avionëve mund të rriten me 50 %

Çmimet e biletave të avionëve mund të rriten me 50 %

336
0

Nëse avionët do të respektojnë masat e distancimit social gjatë fluturimeve udhëtarët do të përballen me çmime më të larta të biletave ajrore, për të zvogëluar mundësitë e infektimeve me koronavirus.


“Duke lene te lira vendet e mesit per te ruajtur distancen, kostoja e shërbimeve është më e lartë, duke bërë që linjat ajrore të reflektojnë një gjë të tillë në tarifa“, tha Brian Pearce, shefi i IATA, gjatë një konferencë këtë javë.

Organizata boterore, e cila përfaqëson rreth 290 linja ajrore që përbëjnë 82 % të trafikut global ajror, tha se më shumë sesa distanca sociale, ajo çfarë zvogëlon transmetimin e virusit është: sanitimi i plotë dhe i shpeshtë i kabinës; pasagjerët të veshin maska ​​në fluturime dhe zbatimi i masave të tjera shëndetësore dhe të sigurisë në aeroporte

.
Ryanair, transportuesi ajror më buxhetin më të madh në Europë, ka thënë se nuk do të rifillojë shërbimet nëse imponohet një kërkesë e tillë.

Ndërsa në Kinë,fluturimet brenda vendit panë një rritje të konsiderueshme gjatë festës së punëtorëve në javën e parë të majit, sipas Ctrip.com. Por, tarifat ajrore ishin 32 % më të ulëta në krahasim me periudhën e një viti më parë.