Situata keto dite me koronavirusin në vend po bëhet gjithnjë e me e veshtire. Kurba e të infektuarve është në rritje.
Por i shqetësuar është edhe Instituti i Shëndetit Publik. Rritja e numrit të të infektuarve tregon se ka nevoje te madhe per te kryer testime masive në popullatë. Nevojën për testimet masive e ka ngritur edhe opozita, e cila prej kohësh po kërkon që ky proces të mos jetë më i centralizuar, pra mos te jete vetem i varur nga shteti.
Një dokument i publikuar nga Gazeta Shqip i firmosur nga drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico shpreh shqetësim në adresë të ministrisë së Shëndetësisë pikërisht për pamundësinë që ka institucion që ajo drejton, me mungesën e kapaciteteve për të kryer testime masive në popullatë, e kjo në shërbim të kësaj nevoje, pra në funksion të qytetarëve që duan të udhëtojnë jashtë
Në funksion të këtij misioni shëndetësor, ISHP nuk është konceptuar të ketë pajisje dhe infrastrukture që të përballojë një ritëm të tillë kaq te larte infektimesh për t’iu përgjigjur nevojave të shqiptarëve, pra testime edhe për dokumentacione te nevojshme. Shkurt kapacitetet e ISHP janë mjaft të kufizuara dhe këto e pranon vetë Fico në shkresën e saj. Nga ana tjetër, Qeveria ka për detyrë të plotësojë dhe të lehtësojë nevojat e popullatës.
