Home Menyre Jetese Çfarë nuk do jepja të t’i puthja duart një herë”, Ardit Gjerbea...

Çfarë nuk do jepja të t’i puthja duart një herë”, Ardit Gjerbea i përlot të gjithë me dedikimin e tij

108
0

Ardit Gjebrea ka qenë një nga shumë personazhet publik që është prekur shumë dhe ka reaguar në mënyrën e vetë për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Himarë.

Prej dy ditësh e gjithë Shqipëria zien dhe sidomos ata që janë prindër i ka kapur një lloj frikë, pasigurie, një lloj ankthi pas asaj që ndodhi pardje.

“E keni parasysh kur ju rrëmben rutina e harroni çfarë është e shtrenjtë dhe vlen në jetë? Kaloni ditë pa marrë ne telefon apo pa përqafuar prindërit, pa u thënë sa i doni…

Kam 4 vite pa të dhe çfarë nuk do jepja t’i puthja duart vetëm një herë, t’i ndjeja erën e saj, t’i thoja që e doja aq shumë sa asgjë në botë nuk e zëvendëson dot dashurinë e saj pa kushte.

Ndaj, merrni telefonin dhe pyeteni nënën tuaj si është, tregojini dashurinë tuaj, e nëse e keni pranë, pa i thënë gjë, ndjejani aromën, se një ditë do ju mungojë… po shumë…”, shkruan Gjebrea.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here