Home News Cfare ndodhi sot neper bote: SHBA, Spanja, Italia, Gjermania, Franca me rregulla...

Cfare ndodhi sot neper bote: SHBA, Spanja, Italia, Gjermania, Franca me rregulla te reja

657
0

Efekti i koronavirusit ne bote sa vjen dhe po bie nuk eshte me si ne fillim.Njerezit po mesohen me jeten e re dhe virusi eshte drejt zhdukjes.

Rregullat e reja per disa shtete jane :

Italianët mund të vizitojnë të afërmit e tyre ,ndërsa janë hapur parqet por duhet respektuar distancimi. Ka rifilluar puna në ndërtim dhe tregtinë me shumicë, ndërsa lokalet dhe restorantet do të shesin ushqime dhe pije me delivery nëpër shtëpitë e qytetarëve.


Spanja është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, por qeveria ka vendosur të lehtësojë masat duke pare dhe permiresimin e situates. Baret dhe restorantet do të tregtojnë me shërbimin “delivery”, janë hapur parukeritë, por me numër të kufizuar klientësh. Shkollat do te mbeten të mbyllura deri në shtator.


Në Greqi gati 10 për qind e salloneve të mbyllura do të mund të hapin dyert, edhe libraritë, dyqanet elektronike, optikat, serviset e automjeteve, dyqanet e produkteve sportive dhe sallonet e parukerive. Kisha hapet vetëm për lutje individuale.


Gjermania ka filluar hapjen e shkollave në disa qytete, ndërsa eshte lejuar hapja e parukerive. Vazhdon hapja e kishave, muzeve dhe kopshteve zoologjikë, ndërkohë që baret dhe restorantet do të bëjnë dërgesa vetëm në shtëpitë e qytetarëve.


Franca ka kufizime dhe kete jave, ndërsa nga java tjetër do të hiqet pjesa më e madhe e kufizimeve, ndërsa ndalimi i lëvizjeve do të jetë vetëm pë zonat e kuqe të cilat kanë numër më të madh të perosnave të infektuar.
Në SHBA nga dita e sotme do të hapen zyrat, ndërsa në disa shtete kanë rifilluar aktivitetin e tyre bizneset e vogla, ku është e detyrueshme mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancimit social.