Home Menyre Jetese Çfarë ndodhi me ty? Të kanë injektuar ujë fiziologjik? Gazetari i bën...

Çfarë ndodhi me ty? Të kanë injektuar ujë fiziologjik? Gazetari i bën pyetjet pikante Piperos pas infe.ktimit si i va.ksinuar

198
0

Postimi i plotë i gazetarit Endri Xhafo:

Pellumb Pipero të shkuara! Uroj ta kalosh sa më lehtë! Ti që ke kuruar të tjerët, jam i bindur që do tdish të kujdesesh edhe për veten

Por përtej shqetësimit njerëzor për një mjek, një të njohur, një mik të mirë të gazetarëve që s’ka thënë kurrë jo për të ndarë eksperiencat e veta profesionale me publikun, rasti yt është shqetësues për faktin se ti rezultove pozitiv 14 ditë pasi bëre vaksinën.

Tani gojët e liga do të thonë që të kanë injektuar ujë fiziologjik. Por unë nuk e besoj këtë; ti je aq i zoti sa të dallosh ç’ka shiringa dhe aq antikonformist sa të mos luash filmash. Frika që kam më vjen më shumë nga padituria shkencore: Çfarë ndodhi me ty? Çfarë ndodhi me va.ksinën? Pse nuk funksionoi te ty?

Nga kushtet e ruajtjes? Apo ndonjë variant britanik i virusit që mund të ketë hyrë në Shqipëri, e që ISHP s’e ka pikasur? Sa i lartë është rreziku i inf.ektimit edhe pas va.ksinimit për bluzat e bardha, që janë shumë më të ekspozuara ndaj virusit? Po për qytetarët e thjeshtë


Një anëtare e komitetit teknik të ekspertëve, ku edhe ti je anëtar, thotë “jo”. Një tjetër anëtare, thotë “po”. A do respektohet kalendari i të v.aksinuarve të parë, që duhet të marrin tani dozën e dytë? Nëse Pfizer dhe AstraZeneca ngadalësojnë prodhimin, kur do të na vijë radha? Para apo pas zgjedhjeve? Ka plot pyetje që më vijnë në mend tani, por po e mbyll me urimin që sinqerisht ta kalosh sa më lehtë e sa më shpejt, edhe nëse pyetja çfarë ndodhi me ty, nuk merr përgjigje. Tek e fundit, përpara shëndetit kush po pyet për të tjerat!

Infe.ktimi i Piperos është rasti i parë në vendin tonë që një person infektohet me koronavirus pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer, ndërsa fatmirësisht gjendja e mjekut është e qendrueshme.

Deri tani, në Shqipëri janë vaksinuar rreth 600 persona, të gjithë mjekë dhe infermierë, si dhe kryeministri Edi Rama. Pipero ishte personi i tretë i cili u va.ksinua në datën 11 Janar, së bashku me shefen e Infektivit Najada Çomo si dhe me kreun e qeverisë Edi Rama.