Home News Bllokimi i shqiptarëve në kufirin me Kosovën, qytetari: Policët na përzunë me...

Bllokimi i shqiptarëve në kufirin me Kosovën, qytetari: Policët na përzunë me forcë, na thanë merrni makinat dhe ikni

340
0

Ndersa Shqipëria ndodhet në ditën e tretë të hapjes së kufijve, krejyesish ndryshe Kosova duket se po bën të kundërtën, duke nxjerrë vështirësi në qarkullimin e shtetasve shqiptarë.

Sipas një komunikate nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, asnjë person nuk lejohet të futet në territorin e Kosovës, nëse nuk ka bërë testin e Covid-19 gjatë katër ditëve të fundit, nga momenti që ata kërkojnë të hyjnë.

Në pikat kufitare kërkohet të bëhet tamponi për çdo shtetas që dëshiron të futet në Kosovë, duke detyruar edhe një karantinë 7 ditore, ndërkohë që hyrja në territorin e Shqipërisë kushtëzohet vetëm nga matja e temperaturës.

Nje qytetar shprehet se përveçse nuk janë lejuar nga policia e Kosovës për të kaluar, por janë përzënë edhe me forcë. Sipas qytetarit e gjithë kjo ndodhte në pjesën e Shqipërisë. Ndër të tjera ai shton që policët kishin një sjellje të keqe.

Qytetari shkruan:

Sot rreth ores 9 te mengjesit ishim ne piken doganore te morines me qellimin te futemi ne kosov mir qe nuk na lejuan te futemi ne kosov por na perzuan me forc policet e kosoves ne ne tok shqiptare na thonin merni makinat dhe largoheni nga ketu. Si ka mundesi kjo gje dhe ne tok shqiptare te bejn si te fort policia kosoves. Cfar shteti kemi.