I ftuar për të dytën herë në emisionin e Piter Panit, autori dhe moderatori i “Opinion”, perpara se të ndante me publikun disa prej kujtimeve nga udhëtimet dhe aventuarat e tij nëpër botë, u surprizua nga nje tortë që stafi i Piter Pan i kishte përgatitur.
Kush ja solli tortën? Kush tjetër veç Deonit ai që, pas disa vitesh, me shumë mundësi do te zërë vendin e tij. Duke e falënderuar për surprizën, Blendi i tha se ishte gati qe tja linte vendin Deonit: “Sa të rritesh edhe pak…”, – i tha ai Deonit pas pyetjes së këtij të fundit “kur do ma japësh atë emisionin?”
“Po unë nuk ta jap, atë duhet ta fitosh vetë…” – vijoi Blendi me shaka duke e ngacmuar 7-vjeçarin, i cili, me siguri, pas disa viteve, do të jetë në ekran njëlloj si Blendi nese punon e studion fort.
