Është përfolur këto ditë në media për një krisje të raportit mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt. Dje këngëtarja la të kuptohej se ky lajm nuk ishte aspak i vërtetë, ndërkohë që aktori i njohur i humorit ka qenë pak më i ashpër në postimin e tij të fundit.
”Cdo 6 muaj një lajm ndërron jetë në skenë aktori i njohur, çdo 4 muaj një lajm tjetër ndërron jetë Ija e Bes Kallakut, çdo muaj 1 lajm Xhensila është shtatzanë dhe tani këto të fundit…. Më keni ça… Shqiptarët të rrinë të qetë”, e mbyll komentin e tij Besi.