Home Menyre Jetese Berisha i bën ftesë Edi Ramës: Burri-burrit, hajde të firmosim sebashku një...

Berisha i bën ftesë Edi Ramës: Burri-burrit, hajde të firmosim sebashku një ligj që te heqim parashkrimin për kryeministrat

101
0

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, në takimin që zhvilloi ditën e djeshme në Elbasan, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e kryetarit të Partisë Demokratike, vijoi ftesën e tij për Kryeministrin Rama, për të kaluar në parlament një ligj që të heqë parashkrimin për kryeministrat.

“Ju siguroj se pas përfundimit të kësaj procedure ajo çka që unë synoj është punë, punë punë. Të fitojmë zemrat e qytetarëve, të organizohemi në mënyrën më serioze. Thashë e rëndësishme është që ne të vendosim interesin kombëtar të parin, interesin e qytetarëve të parin, por mekanizmat janë të sigurta, të suksesit të ardhshëm.

Në përgjithësi ne ishim njerëz që qëndronim ndërligjin. Ndaj unë i propozova sot Edi Ramës, hajde ta firmosim një ligj që ta heqim parashkrimin për kryeministrat. Burri burrit!
Ja u them unë që kjo nismë do eci. Kur kryeministri nuk qëndron ndër ligjin atëherë ligji hidhet në erë, nuk funksionon për qytetarin”, është shprehur Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here