Mjekja Genta Dedej ka lajmeruar se shendeti i saj eshte permiresuar ndjeshem.
Ajo shkruan se pas terapise me antibiotike, skanerit dhe keshillimit me kolege te saj, ka arritur stabilizim te situates shendetesore .
Postimi i saj i plote eshte:
Faleminderit te gjithe dashamiresve per pershendetjet e ngrohta dhe pozitive ndaj situates time shendetesore.Pas terapise me antibiotike , skanerit dhe konsultave me mjeke kolege , tashme cdo gje eshte ne normalitet.
Nuk di te them nese ishte viroze e thjeshte apo koronavirus , sepse analiza nuk bera dot.
Vazhdimisht themi:
DIAGNOZA=KLINIKE+LABORATOR+IMAZHERI
Uroj te jeni mire me shendet , madje edhe personave te paguar politikisht ne menyra te ndryshme, te cilet komentonin ne statusin tim sipas direktivave te dhena nga partia.Askujt nuk i bejne pune komentet e deformuara perderisa behet fjale per jeten.
Klinika jone do vazhdoje te punoje me profesionalizem sic ka bere deri me sot.
Shendeti pasuria me e madhe.