Moderatorja e ‘Goca dhe Gra’, Dalina Buzi është shumë aktive në rrjetet sociale.
Ditën e sotme me anë të një fotoje të publikuar Dalina ka treguar se ka nisur pushimet e para verore. Mirëpo moderatorja nuk e ka lënë me kaq.
Në profilin e saj ka publikuar një video ku tregon çfarë ajo ka kërkuar në ‘Google’ ditën e sotme. Në fakt po t’i hedhim një sy vihet re që termat janë shumë të ndryshëm si për shembull ‘testi i atësisë, sa zgjat testi i ADN, emrat dhe mbiemrat në Kosovë’ etj.
Duhet vetem te aludojme pse ka kerkuar keto.