Home News BE nuk i hap kufijtë/ Situata eshte e paqëndrueshme: Ja deri kur...

BE nuk i hap kufijtë/ Situata eshte e paqëndrueshme: Ja deri kur do te qendrojne mbyllur

481
0

Prej gati dy muajsh kufinjtë e Bashkimit Europian janë të mbyllura. Ato jane mbyllur për shkak të krizës së koronavirusit dhe vetëm pak njerëzve u lejohet të qarkullojnë nga një vend në tjetrin. Brukseli nuk dëshiron të ndryshojë gjë tani për tani, sepse situata është e paqëndrueshme, thotë DW.

Për shkak të pandemisë Komisioni i BE-së ka rekomanduar që ndalimi i qarkullimit të lirë të zgjatet edhe një herë. Autoritetet e Brukselit u kërkuan shteteve anëtare që t’i lënë në fuqi kufizimet deri më 15 qershor. Ndalimi i qarkullimit u vendos për herë të parë në mes të marsit. Deri tani ai është zgjatur një herë – deri në mes të muajit maj.

Të përjashtuar nga ky rregull janë qytetarët e BE,e të huajt që kanë leje të përhershme qëndrimi në shtetet anëtare, si dhe personeli mjekësor apo ekspertët e tjerë të nevojshëm për të luftuar pandeminë, të punësuarit në ndërmarrjet e transportit dhe punëtorët sezonalë. Ndërsa disa shtete anëtare të BE-së i kanë zbutur rregullat e tyre kundër përhapjes së virusit, situata në Europë dhe në mbarë botën mbetet e paqëndrueshme, deklaroi Komisioni.

Qëllimi kryesor megjithate vazhdon të mbetet rivendosja e lirisë së plotë të lëvizjes në zonën Shengen, sapo kjo të jetë e mundur nga situata shëndetësore, deklaroi Komisionerja e Brendshme e BE, Ylva Johansson, që premtoi një hapje me dy faza: në fillim do të hiqen gradualisht kontrollet në kufijtë e brendshëm dhe pas kësaj mund të hiqem kufizimet në kufijtë e jashtëm.

Kufizimin e lirisë së qarkullimit e kanë vendosur të gjitha vendet e BE-së, me përjashtim të Irlandës, si dhe vendet e tjera te bashkengjitura me Shengenin: Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.