Home News BE jep lajmin e keq, shtyn hapjen e kufijve, ja kur mund...

BE jep lajmin e keq, shtyn hapjen e kufijve, ja kur mund të udhëtojnë shqiptarët lirisht në zonën Shengen

695
0

Ministrat e Brendshëm vendeve te BE-së arritën një marrëveshje të përbashkët për kufijtë e jashtëm të BE. Qytetarët shqiptarë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor do ta kenë të pamundur të udhëtojnë drejt zonës Shengen deri në 30 qershor. Kjo ishte vendimarrja e vendeve te BE.

Kjo pasi shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Europian janë shprehur në favor të shtyrjes së afatit fillestar për rihapjen e kufijve të jashtëm të kësaj organizate. Ata nuk dhane nje shpjegim per shtyrjen e afatit.

Ky afat ishte fiksuar në 15 qershor dhe tashmë shtyhet me dy javë të tjera, deri në 30 qershor.