Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të një nëne 32 vjeçare nga Elbasani dhe një djali 18 vjeçar nga koronavirusi ditën e sotme.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Një nënë e re 32 vjeçare nga Elbasani, e cila sapo sillte në jetë foshnjen e saj dhe një djalë 18 vjeç, nuk ia dolën sot ta fitonin be.tejën me Covid-19. Ky a.rmik duhet l.uftuar duke mos humbur për asnjë moment vigjilencën dhe duke respektuar masat mbrojtëse.
Duke i shprehur ngushëllimet familjeve, ripërsëris apelin që shpreha në Kuvendin e Shqipërisë:
MBANI MASKË
SHPËTONI JETË