Home News Babai i Ergi Dinit rrëqeth me dedikim për të: Nuk mundem ma,...

Babai i Ergi Dinit rrëqeth me dedikim për të: Nuk mundem ma, më prit se nuk kam me vonu edhe shumë

313
0

Një dedikim që këput shpirtin dhe ti mbush sytë më lot, është ai që babai i Ergi Dinit i ka kushtuar atij, katër vite pas largimit të parakohshëm nga jeta.

KAM PRIT SHUME… Kater vjet pa t’pa. Kam prit shume, se nje dite tash po kthehesh, kam prit shume. Kam prit shume, se Ti nuk me the lamtumire, e qe s’do t’ vish prap, kam prit shume.

Nuk mundem ma, se shpresa per me t’pa gati dha shpirt, s’mundem ma. Tash shpresen e kam lan ne durt e nje Zoti qi dikur nuk i besova, se nuk mundem ma.

Se syte e mi nuk shohin ma drite qyshse Ti u bane drite yjesh, moj Drita e syve te mi. E kam zgjedh nje cope qiell aty ku ndrit Ylli Jot, zemra jeme.

E po pres ernat me ardh me m’marre, Zemra jeme. Me prit,zemra jeme,me prit, se nuk kam me vonu edhe shume, Zemra jeme! Se baba kurr s’t’ka braktis, Shpirt! (Dashamir Dini)”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here