Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, kanë publikuar të dhënat e fundit lidhur me koronavirusin në vend.
Arben Vitia Ministri i Shëndetësisë në Kosovë kane thene te rejat e fundit se cfare po ndodhe ne Kosove.
Brenda 24 orëve të fundit, Kosova nuk ka pasur asnjë rast të ri dhe ky eshte nje lajm i bukur dhe shpresojme qe gjendja qe te qetesohet.
Ndersa dy ilacet me te mira qe jane perdorur jane Remdesivir dhe Piravir, ky i fundit përdorej për të lehtësuar simptomat e gripit. Ndërsa “Remdesivir” është një ilaç antiviral që u krijuar për të trajtuar virusin e Ebola-s por që po jep efekt edhe në trajtimin e koronavirusit dhe gjendja e tyre eshte e mire dhe ne i urojme sherim te shpejte.
Ja deklarata e plote e Ministrit:
Deri më tani, në IKSHPK, janë testuar mbi 320 persona të dyshuara me virus, dhe 20 prej tyre janë konfirmuar. Në stokun e mikrobiologjisë molekulare janë edhe rreth 1,000 teste dhe pardje janë porositur edhe 7,000 tjera që vijnë në fillim të javës që vjen. Por ndërkohë është përgatitur kërkesa për porositjen edhe të testeve shtesë.
Kemi siguruar edhe një aparat tjetër për realizimin e testeve në kohë reale, që vjen nesër. Informatat nga QKUK-ja janë se gjendja e të prekurve që po trajtohen aty, që janë 13, është stabile, me përjashtim të pacientit më të moshuar që po trajtohet herë pas here me oksigjen. Dje dhe sot kemi marrë informatat e para se Remdesivir dhe Piravir janë treguar të suksesshëm në trajtimin e të infektuarve. Sot janë kontaktuar kompanitë prodhuese dhe ambasadat, dhe po shpresojmë që një kontingjent të këtyre barnave ta pranojmë sa më shpejtë.