Home Menyre Jetese Ardit Gjebrea feston ditëlindjen, mbledh gjithë miqtë: Flori Mumajesi dhe Kejsi bëjnë...

Ardit Gjebrea feston ditëlindjen, mbledh gjithë miqtë: Flori Mumajesi dhe Kejsi bëjnë ‘magji’, Eni Çobani kërcen nga gëzimi

411
0

Moderatori i dashur për publikun, Ardit Gjebrea mbrëmë ka festuar ditëlindjen,suprizat për të kanë qenë të shumta dhe në Instagram ka qenë vetë Arditi ai i cili ka publikuar video nga festa e madhe.Nga pamjet, duket qe në festë kanë kënduar Flori, Kjajdi, Bruno, Masela Cibukaj.

Nga ana tjetër shfaqet Eni Çobanin të cilen nuk e zë vendi dhe kërcen nga gëzimi për ditëlindjen e mikut të saj.Në këtë ditë të rëndësishme, një dedikim prekës, i ka bërë djali i tij Joni i cili ndodhet në SHBA.

Joni shkruan:“Nuk ka fjalë që e përshkruan dashurinë që kam për ty. Edhe pse nuk jam fizikisht atje për të festuar sot me ty, shpirtërisht jam gjithmonë pranë teje. Gëzuar ditëlindjen heroi im”, .

Ndërsa Arditi shkruan per familjen e tij: “Nuk ka më tortë me qirinj sipër, por nga tani e tutje për çdo ditëlindje, do të kem një shishe që hapet për të thënë: “Gëzuar”!Është ky falenderimi im për Zotin, që më lë të jetoj me familjen, shoqërinë, ata me të cilët punoj çdo ditë dhe ju që më rrethoni me dashuri”.