Home Menyre Jetese “Ardit Gjebrea është shkaku që më larguan nga Portokalli”, Agron Llakaj rrëfen...

“Ardit Gjebrea është shkaku që më larguan nga Portokalli”, Agron Llakaj rrëfen se pse ia mbajtën dy rrogat

203
0

Ne vitin 2010 Agron Llakaj largohet nga “Portokalli” .

Ai ka rrëfyer për herë të parë pse u largua dhe shkaqet që e çuan në këtë vendim.Ai u shpreh se :

”Unë nuk e lashë Portokallinë për Klanin. T

hanë që Agroni u pagua por Artisi nuk bën dot kompromis me profesionin e vet dhe me veten. Unë ofrova diçka për ndryshim por mendimi im nuk u përqafua dhe prej momentit kur nuk prodhon më vlerë e kthehet në një lloj monotonie, është mirë që të largohesh.


Unë nuk kam pranuar ndonjëherë që të jem i varur në çengel që dikush të më lëvizi majtas apo djathtas. Isha i ftuar nga Ardit Gjebrea në “Kënga Magjike” dhe për të qenë brenda marrëdhënies dhe etikës artistike e njoftova regjisorin, Altin Bashën.
Nuk i mora leje, por e informova.

Mbrëmjen e asaj të shtune dola tek Kënga Magjike. Të nesërmen që ishte Portokallia në transmetim ishin hequr të gjitha materialet e mia. Aty kuptova që isha i dënuar. Të hënën në mëngjes më thërriti drejtori i përgjithshëm i Top Channel dhe më tha: Nga ky moment e mbrapa deri sa të mbarosh kontratën do jesh thjesht drejtor artistik dhe nuk do dalësh në skenë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here