Home News Aplikimi për kartat ID dhe pashaportat, Rama sqaron si duhet vepruar: Procedurat...

Aplikimi për kartat ID dhe pashaportat, Rama sqaron si duhet vepruar: Procedurat kryhen në e-Albania

463
0

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se si mund të bëhen më thjesht aplikimet për kartë identiteti apo pasaportë. Rama në një njoftim në Facebook, shkruan se procesi është lehtësues dhe koha është përgjysmuar, dhe tashmë mund të aplikohet në e-Albania. Sipas njoftimit, pasi merr aplikimin Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar

SQARIM PËR SHUMË KOMENTE MBI APLIKIMET PËR KARTË ID APO PASHAPORTË. PROCESI ËSHTË LEHTËSUAR NDJESHËM DHE KOHA ËSHTË PËRGJYSMUAR ME HEQJEN E SPORTELIT E TË RADHËS NË KOMISARIAT. Karta ID apo Pashaporta Biometrike tanimë merren duke aplikuar online në e-albania: https://e-albania.al/…/DP…/13851/DPPSH_13851_n3_s3_ëeb.aspx… Pasi merr aplikimin Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar

Pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orarin e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë Aleat. Procesi kryhet sipas orarit të dhënë online dhe në kushte sigurie të plotë anti koronavirus . ShërbimeDigjitale2020 #paRadha #paRryshfet #ShqipëriaqëDuam🇦🇱 , shkruan kreu i qeverisë Edi Rama