Home Menyre Jetese Ambasada shqiptare në Gjermani bën njoftimin e rëndësishëm

Ambasada shqiptare në Gjermani bën njoftimin e rëndësishëm

110
0

Ambasada shqiptare në Gjermani ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në shtetin gjerman.

Njoftimi i Ambasadës në Facebook:

Njoftim shumë i rëndësishëm !

Ambasada me udhëzim të autoriteteve përkatëse në Shqipëri, njofton qytetarët shqiptarë me qëndrim në Gjermani se duke filluar nga dita e hënë datë 8 gusht 2022, nuk do jetë e mundur të aplikohet dhe nuk do ofrohet shërbim konsullor për dokumentet e mëposhtme:

– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për humbjen e dokumenteve.

– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për vjedhjen e dokumenteve.

– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për dëmtimin e dokumenteve.

-Vërtetim mbi vetëdeklarimin për bllokimin e dokumenteve.

Të gjithë shtetasit që nuk disponojnë Pasaportën dhe Kartën ID për arsyet e mësipërme, të vijojnë procedurën duke e d.enoncuar si të humbur, të vjedhur, dēmtuar apo të bllokuar, vetëm te autoritetet p.olicore gjermane. Vërtetimin e lëshuar nga autoritetet p.olicore gjermane duhet që:

– t‘a legalizoni me Vulën Apostille (pranë institucioneve gjermane)

-t’a përktheni në gjuhë shqipe nga përkthyes i liçensuar dhe t‘a paraqisni në Ambasadë ditën e takimit/aplikimit

Në rastin e aplikimit për Leje Kalimi denoncimi pranohet vetëm i legalizuar me Apostillê pa patur nevojë të përkthet në gjuhë shqipe nga përkthyes.

Faleminderit !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here