Home Menyre Jetese Alketa Vejsiu i thotë të gjitha për vajzën e saj, rrëfen momentet...

Alketa Vejsiu i thotë të gjitha për vajzën e saj, rrëfen momentet e vështira që ka kaluar

73
0

Moderatorja Alketa Vejsiu ka folur si rrallë herë rreth momenteve të vshtira që ka kaluar në jetën e saj si dhe për vajzën e saj, Nikol Nelo.

Gjatë një interviste virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, mes të tjerash dikush e pyeti Alketën: “Shikoj vetëm shkëqimin tënd në të gjitha fushat! A ke patur periudha depresioni gjatë jetës?”

“S’mund të them që e kam kaluar depresionin (por e di që shumë nga ju e kanë kaluar këtë provë, dhe depresioni nuk është sëmundje, është një situatë që do kuruar dhe që do njerëzit e duhur pranë vetes. Nuk kalohet vetëm. Në vetëmohim në izolim. Kalohet me njerëz). Unë vetë, kam kaluar periudha të gjata reflektimi; periudha kur jam ndjerë e brishtë, kur kam qarë më shumë se sa kam qeshur! Jeta është si Malet Rusa në Disney Land! Dhe fakti që e përshkrojmë me të gjitha ulje-ngritjet e veta, është konfirmim i asaj që jemi gjallë dhe po jetojmë! Kush tha që jeta është e thjeshtë, që është veç e gëzuar?

Ka dhe probleme, dhe momente të trishtuara, situate që si kishim imagjinuar kurrë që mund të na ndodhin, njerëz që si kishim kërkuar as pritur që të vinin në jetën tonë por që na lanë shenjën e tyre, herë për mirë herë për keq, miq që na kanë lumturuar por edhe zhgënjyer thellë, dhimbje familjare e shëndetësore njerëzish të shtrenjtë, njerëz që na ndryshojnë përgjithmonë… Kjo është jeta!”- shkruan Alketa.

Nuk kishin si të mungonin as pyetjet në lidhje me vajzën e saj, tashmë mjaft të famshme në rrjetin social Instagram. Kështu një njekës e pyeti Alketën për këshillat që i jep vajzës së saj.

“Bëhu një grua e pavarur dhe e fortë! Ndërto një system vlerash! Veproni me modesti dhe mbanj atë pamje natyrale perëndimore dhe jo oriental! Ji e sjellshme, gjithmonë”- shkruan Alketa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here