Aktorja e njohur e humorit, Delina Disha ishte e ftuar në Mes Yjesh në Ora News, me gazetarin Ronaldo Sharka. Gjatë intervistës ajo foli dhe për rastet e fundit të abuzimeve që kanë tronditur mbarë opinionin publik ne vendin tone.
Delinda u shpreh se sipas saj duhet të rikthehet perseri dënimi me vde.kje dhe që është pro hapjes së shtëpive publike, pasi ndoshta njerëzit do i lëshonin aty frustimet e tyre.
Është problem i shoqërisë shqiptare. Jam pro dënimit të këtyre individëve. Me asnjë të drejtë asnjëri nuk duhet të cënojë jetën e një fëmije, apo ëndërrat e tyre. Të kthehet dënimi me vd.ekje, e meritojmë plotesisht. Jam edhe që të hapen shtëpitë publike. Ndoshta njerezit mund ti lëshojnë fustrimet e veta dhe nuk do ketë kështu lloj fenomenesh që janë të trishta dhe të dhimbshme. Jo se nuk ndodhin në Amerikë apo Evropë, por rasti i fundit ishte një nismë e mirë dhe më pëlqen që shoqëria shqiptare reagon, që po bëhemi një sepse është e vështirë që shqiptarët të bashkohen, u shpreh aktorja.