Home News Aktivistja mes lotesh: Nuk shoh nga dhimbjet. Kam një djegie të brendshme,...

Aktivistja mes lotesh: Nuk shoh nga dhimbjet. Kam një djegie të brendshme, inshallah…

585
0

Ira Kurti, aktivistja që ra pre e dhunës barbare nga Policia e Shtetit, përmes një video-mesazhi në FB tregon përjetimet e saj dhe çfarë ndodhi me vizitën qe kreu në Spitalin Ushtarak.

Sapo dola nga Spitali Ushtarak ku nuk më matën as temperaturën. Kam një djegie të brendshme, ishallah nuk është hemoragji e brendshme, sepse kam një dhimbje shumë të madhe. Por doktorët atje nuk kishin të gjitha mjetet të më fashonin dorën e dëmtuar dhe më kanë dhënë receta me ilaçe. Se çfarë duhet të bëjë, pomada… Ishallah eshte me kaq. Këtu mbaroi dhe faleminderit shumë, shprehet në video-mesazhin e saj Kurti, e cila i kërkon falje miqve, mesazheve të të cilëve nuk i kthen dot përgjigje pasi siç thotë ajo nuk më shohin sytë nga dhimbjet.

Ne sheshin Skënderbej, ende pa filluar mirë protesta kundër masave të qeverisë, Kurti dhe shumë aktivistë të tjerë ranë pre e dhu.nës së policisië dhe u mbajtën për disa orë të izoluar në ambjentet e komisariatit nr.1 në Tiranë.