Home News Ai thotë se ka gjetur ilaçin kundër koro.navi.rusit/ Presidenti takohet 3 orë...

Ai thotë se ka gjetur ilaçin kundër koro.navi.rusit/ Presidenti takohet 3 orë e gjysmë me mjekun: Të hënën pritet…

453
0

Mjeku francez Didier Raoult është bërë i njohur në të gjithë botën si promovues i ilaçeve kundër malaries, ilacet si klorakina (chloroquine) dhe hidroklorankina (hydroxychloroquine) si një alternative trajtimi kundër Covid-19.
Në Francë, gati 450,000 persona kanë nënshkruar një peticion duke kërkuar me ngulm që ilaci të përdoret më gjerësisht.

Presidenti amerikan Donald Trump i ka përmendur here pas here keto ilace. Sidoqoftë, Agjensia Evropiane e Barnave ka paralajmëruar ne lidhje me kete kerkese,për efektet anësore të mundshme serioze te tyre dhe tha që ato duhet të përdoren vetëm në rastet e “urgjencës kombëtare”, ka raportuar BBC

Duke iu perqasur ketyre diskutimeve, mediat e quajnë te befasishem faktin që Presidenti Emmanuel Macron udhëtoi personalisht në jug te vendit në Marsejë, në spitalin e specialistit të sëmundjeve infektive, Prof Raoult, për nje takim tre orë e gjysmë bisedime por pa praninë e mediave. Presidenti Macron do të japë një mesazh televiziv të hënën dhe zyrtarët e tij thonë se ai dëshironte të bisedonte më perpara me shumë zëra në lidhje me situaten shqetesuese te COVID-19. Kështu që ky takim nuk do të thoshte asnjë lloj “njohjeje” të metodave të mjekut, thjesht një interes për provat terapeutike.